Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ermir Ndrejajt
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ermir Ndrejajn, duke rrëzuar ankimin e tij për zëvendësimin e saj me “arrest në shtëpi”. Vendimi u mor këtë të martë nga gjyqtarja monokratike Saida Dollani, e cila shqyrtoi ankimin e Ndrejajt kundër vendimit nr. 367, datë 20 maj 2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Në ankimin e paraqitur, ai kërkoi nga Prokuroria e Posaçme zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me masën “arrest në shtëpi”. Njoftimi i Apelit: Pas shqyrtimit të çështjes, Apeli i GJKKO vendosi të miratojë vendimin e Shkallës së Parë, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ndrejajn.Gjykata e Posaçme...
Burimi:
sot.com.al