Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës
GJKKO ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës për ndryshimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar lehtësim të masës duke argumentuar se gjendja e saj shëndetësore, për shkak të shtatzënisë, kërkon trajtim më fleksibël, si dhe mundësinë për të lëvizur jashtë vendit. Kujtojmë se ndaj Xoxës, në shkurt të vitit 2025, janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Veliaj ndodhet në masën “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa ndaj tij SPAK ka ngritur 13 akuza, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave, mosdeklarimin e pasurisë dhe shpërdorimin e detyrës.
Burimi:
gijotina.com