Kërkohet dorëheqja e Edi Ramës/ Shqiptarët vijojnë qëllimin, 65 ditë protesta masive të pandërprera kundër qeverisë
Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 65-të, duke shënuar mbi dy muaj mobilizim të pandërprerë në rrugët e Tiranës. Edhe këtë mbrëmje, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë për të vijuar protestën e përditshme, e cila, sipas organizatorëve, do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Ajo që nisi si një reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec është shndërruar në një lëvizje qytetare më të gjerë, me protesta të përditshme kundër qeverisë dhe asaj që organizatorët e cilësojnë si “kastë politike”. Për më shumë se dy muaj, tubimet janë shoqëruar me marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe me thirrje të vazhdueshme për ndryshim politik. Në protestën e një dite më parë, aktivistët deklaruan se nuk do të...
Burimi:
sot.com.al