Këlliçi: Ramës i ka mbetur vetëm të mbyllë internetin, kërkon t’i izolojë shqiptarët si në diktaturë
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratave të fundit për monitorimin e komenteve në internet nga Policia e Shtetit. Këlliçi akuzon qeverinë Rama se po ndërmerr masa represive ndaj zërave kritikë dhe qytetarëve që shprehin pakënaqësi. Sipas deputetit demokrat, kontrolli mbi hapësirën online është kthyer në synimin e radhës të mazhorancës, pasi sipas tij interneti mbetet një nga hapësirat që nuk është nën kontrollin e pushtetit. Postimi i plotë: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!! Edi Rama po merr çdo masë që një sundues mundet në një vend europian, në proces integrimi. Ai ka shtuar survejimin, mbikqyrjen, represionin, dhunën ndaj protestuesve e zërave kritikë, tani zyrtarisht u pohua dje se Policia e Shtetit do...
Burimi:
gijotina.com