Kardinal Ernest Simoni Troshani meshoi sot në ish- burgun e Spaçit, Papa Leoni i dërgon letër personale

Kardinal Ernest Simoni Troshani meshoi sot në ish- burgun e Spaçit, Papa Leoni i dërgon letër personale

Sot, në Spaç, Eminenca e Tij, Kardinali Ernest Simoni, kremtoi Meshën e Shenjtë. Ai ka vuajtur në atë vend gjatë viteve të persekutimit dhe sot u rikthye aty, së bashku me bashkëvuajtës, besimtarë dhe pelegrinë, për të kremtuar Eukaristinë. Me këtë rast, Papa Leoni i dërgoi Kardinalit një letër, tekstin e plotë të së cilës po e publikojmë më poshtë.Vëlla i nderuar,me një mallëngjim të thellë bashkohem shpirtërisht me Eminencën Tuaj dhe me të gjithë ata që janë mbledhur në ish-kampin e burgimit të Spaçit, ku Ju ktheheni pas kaq vitesh për të kremtuar Eukaristinë, Sakrificën e Krishtit, e cila e shndërroi Kryqin nga shenjë vdekjeje në premtim jete.Ai vend, i gdhendur në kujtesën e popullit shqiptar, mbetet një prej faqeve më të dhimbshme të...