Kapiten Meçollari analizon fjalën e kandidatit për ambasador në Shqipëri: Ja pse nuk e përmendi Qeverinë

Kapiten Meçollari analizon fjalën e kandidatit për ambasador në Shqipëri: Ja pse nuk e përmendi Qeverinë

Kapiteni i Rangut të Parë, Artur Meçollari i ftuar këtë të mërkurë në një emisiom televiziv ka folur lidhur fjalën e kandidatit për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt në Senatin Amerikan. Meçollari gjatë fjalës së tij u shpreh se Wendt është gjeneral në pension i cili ndryshon nga diplomatët e zakonshëm. Për shkak të karrierës dhe eksperiencës, Meçollari theksoi se ai nuk do të jetë diplomat i zakonshëm. Sipas tij ai do të jetë një metodist në mënyrën e vlerësimit të situatës dhe më këmbëngulës në arritjen e objektivave. Sa i përket pjesës ku ai nuk bëri deklarata ndaj qeverisë, Meçollari theksoi se ai nuk vendos barriera pa u caktuar ambasador. Sipas tij, ambasadori është përfaqësues i presidentit të Shteteve të Bashkuar që punon me qeverinë që është në pushtet....