Kapet me kokainë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike kokainë në kryeqytet. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, ai u ndalua në fshatin Mëzez, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi” që drejtonte, u gjetën rreth 100 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se kokaina ishte e ndarë në doza dhe dyshohet se ishte gati për t’u shpërndarë në tregun e kryeqytetit. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi sasinë e dyshuar të kokainës, si dhe automjetin e përdorur nga 38-vjeçari. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal...
Burimi:
gijotina.com