Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e Kanye West në Tiranë, e cila u shoqërua me polemika të shumta nga qytetarët. Rama tha se ngjarja u bë motiv ndasie shumë e egër, ku  sipas tij “një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti”. “Ngjarja u bë një motiv ndasie shumë të egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti. U bë një jetë që sa herë jam përpjekur të bëj diçka të bukur, kam dëgjuar të njëjtin refren, populli s’ka bukë, s’na duhen fasadat, pensionistët po vdesin, varfëria është në kulm, s’duam koncerte. Pas klithmës së kundërshtisë fillojnë llogaritë absurde, me kaq lek do të merrte kaq ky, kaq ai, e me radhë. Në pamje të parë...