Julia Ilirjani “braktis” Sali Berishën dhe i bashkohet Ervin Salianjit: Nuk pranojmë më humbje pas humbje!

Julia Ilirjani “braktis” Sali Berishën dhe i bashkohet Ervin Salianjit: Nuk pranojmë më humbje pas humbje!

Aktorja Julia Ilirjani, e cila ishte kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit, iu bashkua nismës së ndërmarrë nga ish-deputeti Ervin Salianji, duke u pozicionuar larg grupimit të drejtuar nga Sali Berisha. Ilirjani ishte një nga të ftuarat në takimin e organizuar dje në Tiranë nga Salianji me demokratë, struktura dhe mbështetës që kërkojnë një riorganizim të opozitës dhe një drejtim të ri politik. Në fjalën e saj, ajo bëri një paralelizëm mes të rinjve të pranishëm në sallë dhe studentëve që nisën lëvizjen e Dhjetorit 1990. Sipas saj, edhe atëherë një grup i vogël njerëzish arriti të krijojë një lëvizje që më pas fitoi mbështetje të gjerë në të gjithë vendin. Ilirjani tha se angazhimi i të rinjve në këtë nismë tregon se...