“Jeton me makthin e mafies që kur u nda nga unë!”/ Lubonja për deklaratën e Ramës: Ia la Shqipërinë krimit të…
Analisti Fatos Lubonja ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me debatin për projektin në Zvërnec, duke e akuzuar se ka braktisur vizionin që dikur i bashkonte dhe se ka favorizuar interesa të lidhura me krimin e organizuar. Duke folur në një intervistë televizive, Lubonja kujtoi marrëdhënien e hershme me Ramën, duke thënë se të dy i bashkonte një vizion i përbashkët për zhvillimin e vendit dhe të Tiranës. Ai kundërshtoi gjithashtu deklaratën e Ramës se ai “jeton me makthin e mafies”, duke bërë dallimin mes makthit dhe frikës reale. Sipas Lubonjës, Shqipëria po përballet me një zgjerim të ndikimit të grupeve kriminale në hapësirat publike dhe në zhvillimin ekonomik të vendit. “Ky ia ka lënë terrenin krimit të organizuar. Nesër nuk do...
Burimi:
sot.com.al