“Jep dorëheqjen”/ Tensione në Kuvend, Bardhi tenton të lagë me ujë Ramën, Peleshi e përjashton!
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, njëkohësisht kreu i grupit parlamentar, është përjashtuar nga kryeparlamentari Niko Peleshi gjatë seancës së sotme, teksa votohej për të gjithë pikat e rendit të ditës për shkak të bllokadës së foltores që bëri opozita. Gjatë momentit të votimit të mazhorancës me procedurë të përshpejtuar dhe pa diskutime, opozita shkaktoi debate, zhurmë duke i rënë tavolinave dhe duke hedhur akuza. Më aktivi ka qenë deputeti Bardhi, i cili i ka kërkuar Ramës dorëheqjen në sy, vetëm pak metra larg tij në seancë. Në një moment ai tentoi ta lagte me ujë kryeministrin dhe kjo nuk kaloi pa u ndëshkuar. Kryeparlamentari Niko Peleshi ndërhyri dhe njoftoi përjashtimin e Bardhit.
Burimi:
sot.com.al