“Jep dorëheqjen, F*ck you”/ Protestuesit përfundojnë marshimin poshtë zyrës së Ramës: Ju erdhi fund

“Jep dorëheqjen, F*ck you”/ Protestuesit përfundojnë marshimin poshtë zyrës së Ramës: Ju erdhi fund

Protestuesit janë zhvendosur para zyrës së kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë përsëritur thirrjen: Jep dorëheqjen, F*ck you! Nën thrrjet “Ju erdhi fundi!” dhe “Nesër më shumë”, ata kanë finalizuar ditën e 25-të të revoltës së tyre, e cila ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Protesta ka bërë bashkë emigrantë, studentë, pensionistë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër politike. “Atdheu nuk është në shitje”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi”, këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre.