“Jeni turpi i Shqipërisë”/ Protestuesi-Ramës: Balluku e akuzuar për korrupsion, hetoni patronazhistët

“Jeni turpi i Shqipërisë”/ Protestuesi-Ramës: Balluku e akuzuar për korrupsion, hetoni patronazhistët

Gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, një qytetar ka mbajtur një fjalim para protestuesve, duke kritikuar mazhorancën për çështje që lidhen me korrupsionin, institucionet dhe përdorimin e fondeve publike. Ai kërkoi që institucionet të hetojnë, sipas tij, personat që ushtrojnë presion ndaj qytetarëve në rrjetet sociale. “Të hetojnë patronazhistët që po na kërcënojnë çdo ditë dhe na shantazhojnë. Janë persona që paguhen me taksat tona. Këtë të bëjë një herë drejtori i Policisë së Shtetit”, u shpreh qytetari. Duke iu referuar debatit për financimin e koncertit të Kanye West me rreth 4 milionë euro, ai tha se qeveria nuk duhet ta konsiderojë këtë çështje si një simbol të imazhit të Shqipërisë. “Një deputete tha: ‘Ne punojmë për ju’, dhe tha se 4 milionë...