Ja si u zhvatën 110 milionë euro për dy TEC-e fantazmë në Vlorë që nuk prodhuan asnjë kilovat energji, Bujar Leskaj…

Ja si u zhvatën 110 milionë euro për dy TEC-e fantazmë në Vlorë që nuk prodhuan asnjë kilovat energji, Bujar Leskaj…

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, ka reaguar ashpër sa i takon mega-aferës së dy TEC-eve fantazmë lundruese në Triport (Vlorë). Përmes një analize të detajuar të publikuar në rrjetet sociale, deputeti Leskaj ka zbardhur prapaskenat e këtij skandali financiar me vlerë mbi 110 milionë euro, që po gllabëron pa mëshirë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ai denoncoi faktin se dy impiantet e marra me qira që nga shtatori i vitit 2022 nuk kanë prodhuar deri më sot asnjë kilovat-orë energji për sistemin kombëtar. Sipas deputetit demokrat, justifikimi i qeverisë për përballimin e krizës energjetike ka dështuar plotësisht, duke u shndërruar në një barrë të papërballueshme financiare. Ndonëse këto rrangalla lundruese mbeten të papuna për shkak të problemeve teknike e procedurale, shteti...