Ja si mashtruan ministrat e Drejtësisë dhe të Bujqësisë për IBARI-n dhe IPARD-in, hapja e negociatave dhe fondet e…

Ja si mashtruan ministrat e Drejtësisë dhe të Bujqësisë për IBARI-n dhe IPARD-in, hapja e negociatave dhe fondet e…

Një valë e re mashtrimi publik ka përfshirë qeverinë shqiptare, ku dy ministra kyç kanë gënjyer hapur për proceset jetike të integrimit europian. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, nxitoi të deklaronte me bujë se Raporti i Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme (IBAR) ishte miratuar nga grupi i ekspertëve COELA. Sipas tij, ky raport për kapitujt “Themelorë” kishte kaluar me sukses te ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Gogu e shititi këtë si një arritje të madhe dhe dëshmi të mbështetjes institucionale që vendi ynë po merrte nga Brukseli. “IBAR është një proces që tashmë ka kaluar nga grupi i punës në grupin e ambasadorëve të vendeve anëtare dhe tregon se procesi po ecën përpara, duke pasur mbështetje faktike dhe institucionale për çdo masë nga...