Ja pse SPAK po i mban të fshehtë emrat e politikanëve të lartë në takimin e “Arubës”, ish-prokurori i dosjes së…
Ish-prokurori që ka hetuar dosjen e “21 Janarit”, Ervin Karanxha, ka komentuar çështjen “Aruba”, duke u ndalur te sekretet e hetimit, personat nën hetim dhe nevoja për prova konkrete për të provuar një vepër penale. Karanxha ka theksuar në “NTV Televizion” se për sa kohë çështja ndodhet në fazën e hetimit paraprak, emrat e personave të përfshirë nuk mund të bëhen publikë, pasi kjo mund të dëmtojë procesin hetimor dhe mbledhjen e provave. “Duke qenë se çështja është në hetim paraprak, domethënë këta emra nuk mund të bëhen publikë sepse janë nën hetim. Janë persona nën hetim dhe, sipas Kodit të Procedurës Penale, çështja është sekret hetimor sepse duhen mbledhur provat në lidhje me ta. Ata persona që kanë qenë e dinë vetë, por tani...
Burimi:
sot.com.al