“Izraelitët po marrin tokën”/ Lala flet mbi pretendimin që qarkullon: Letrat e pronave janë falsifikuar vite më parë!

“Izraelitët po marrin tokën”/ Lala flet mbi pretendimin që qarkullon: Letrat e pronave janë falsifikuar vite më parë!

Pas ngjarjeve të rënda dhe dhunës ndaj qytetarëve në Zvërnec, gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala, ka lëshuar akuza të forta në një studio televizive duke zbuluar se e gjithë historia e pronave në këtë zonë është e përfshirë në falsifikime dhe tashmë ndodhet nën hetim nga SPAK. Lala deklaroi se pas skemës së tjetërsimit të pronave qëndron një emër i njohur i skedave të drejtësisë, i cili përmes avokatit të tij ka kryer transaksione të dyshimta që i hapën rrugë projektit aktual. “Zvërneci ka një hetim nga SPAK. Figura kryesore është Artur Shehu, i larguar nga Shqipëria para 25 vitesh. Kishte një shndërrim me familjarë të vrarë në Vlorë nga përplasjet e bandave. I vendosur në Miami dhe përmes avokatit të familjes, Pëllumb...