Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit/ Si e kërcënoi Netanyahu Ramën për emërimin e Konsulles së nderit në Shqipëri
Një investigim i emisionit investigativ izraelit ‘Uvda’ ka zbuluar prapaskenat e një skandali, se si kryeministri Edi Rama është kërcënuar nga homologu izraelit Benjamin Netanyahu. Bëhet fjalë për vitin 2023, ku Rama ka qenë në një vizitë në Izraelin Qëndror, në banesën e mikut të tij Sani Sanileviçh. Në investigim theksohet se kryeministri shqiptar gjendej në Izrael në një vizitë private, totalisht të panjoftuar. Por teksa dy miqtë e ngushtë, Rama dhe Sanilevich, po bisedonin nën shoqërinë e një gote vere, papritur biseda ndërpritet nga zilja e telefonit të kryeministrit shqiptar. “Dëgjova se je në Izrael. Eja të më takosh urgjentisht në zyrën time,” foli zëri në anën tjetër të telefonit. Ishte as më shumë dhe as më pak, por Benjamin Netanyahu. Episodi ka zbuluar...
Burimi:
sot.com.al