Ish-deputetja socialiste, Blerina Gjylameti emërohet drejtoreshë e AKU-së
Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Gjylametit i është besuar institucioni, që shpesh herë ka qenë në qendër të skandaleve, sa i takon rasteve të abuzuara të produkteve bujqësore me përmbajtje pesticidesh të ndaluara. Më herët në krye të AKU-së ishte Manush Kullolli. Gjylameti në zgjedhjet e 11 majit nuk arriti që të merrte mandatin e saj, pasi Olta Xhaçka siguroi më shumë vota, duke bërë që të dalë jashtë Parlamentit.
Burimi:
gijotina.com