IRANI/ TRUMP DO GODASE KESHTJELLEN BERTHAMORE
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se Uashingtoni është i gatshëm të ndërmarrë veprime të reja ushtarake kundër Iranit, ndërsa paralelisht kërcënoi me reagim të menjëhershëm nëse rebelët Houthi, të mbështetur nga Teherani, tentojnë të bllokojnë lundrimin e anijeve tregtare në Detin e Kuq. Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Libanit, Joseph Aoun, Trump tha se deri më tani Houthit nuk kanë ndërmarrë hapa për të bllokuar trafikun detar, por theksoi se SHBA do të përgjigjet nëse kjo ndodh. “Po të ndodhë, do të merremi me të. E kemi bërë edhe më parë me Houthit dhe për një kohë të gjatë nuk kemi dëgjuar më për ta”, u shpreh ai. Trump komentoi edhe raportimet e Wall Street Journal, sipas...
Burimi:
ntv.al