Irani i përgjigjet Ramës/ Dëgjo shqiptarët që kërkojnë largimin tënd, mos fajëso Teheranin për problemet e tua
Përplasja verbale mes Tiranës dhe Teheranit është përshkallëzuar ndjeshëm pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj Iranit, lidhur me akuzat e përsëritura për sulme kibernetike ndaj Shqipërisë si dhe me deklaratën se pas protestave në vendin tonë fshihet Irani. Reagimi zyrtar ka ardhur nga Ministria e Jashtme e Iranit, ku zëdhënësi Esmaeil Baqaei ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit shqiptar përmes një postimi në rrjetin social X, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të motivuara politikisht. Sipas Baqaei, akuzat ndaj Iranit po përdoren nga qeveria shqiptare për të zhvendosur vëmendjen nga zhvillimet e brendshme dhe pakënaqësitë e qytetarëve, përfshirë protestat që po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. “Qetësohuni, zoti kryeministër. Ishit ju që e nisët këtë”, shkruan ai, duke shtuar...
Burimi:
sot.com.al