Investigimi i mediave belge: Mafia shqiptare po pushton botën, si pastrohen paratë me lehtësi në Shqipëri

Investigimi i mediave belge: Mafia shqiptare po pushton botën, si pastrohen paratë me lehtësi në Shqipëri

Nëse organizatat shqipfolëse kanë zënë një vend dominues në trafikun ndërkombëtar të drogës, kjo shpjegohet pjesërisht nga lehtësia me të cilën ato pastrojnë paratë e pista. Mjeshtër të parasë cash. Profesionistë të parasë në dorë. “Megjithëse policia na ka sinjalizuar për përmasat e problemit që paraqesin organizatat shqipfolëse, ne nuk kemi vërejtur pasqyrimin e tij në raportimet për transaksione të dyshimta nga bankat”, shpjegon Kris Meskens, sekretar i përgjithshëm i Njësisë së Përpunimit të Informacionit Financiar (CTIF). “Arsyeja është e thjeshtë: kriminelët shqiptarë shmangin transaksionet përmes sistemit financiar. Më kujtohet ende një rast i para pesëmbëdhjetë vitesh, kur mafia shqiptare vepronte në rrugën d’Aerschot në Bruksel. Fitimet nga prostitucioni mblidheshin javë pas jave dhe transportoheshin me makinë drejt Shqipërisë. Dhe kjo vazhdon edhe sot”. Paratë...