Inspektorët me kamera në trup, Sula: Çdo kontroll në terren do të regjistrohet, minimizohen abuzimet dhe favorizimet!

Inspektorët me kamera në trup, Sula: Çdo kontroll në terren do të regjistrohet, minimizohen abuzimet dhe favorizimet!

Çdo kontroll i kryer nga inspektorët pritet të regjistrohet me kamera trupi. Brenda 8 deri në 9 muajve të ardhshëm, të gjithë inspektorët në rang kombëtar do të pajisen me kamera inteligjente, një masë që synon të rrisë transparencën dhe të kufizojë abuzimet në terren. Njoftimin e bëri kreu i Inspektoratit, Dashnor Sula, gjatë një aktiviteti në Gjirokastër. Sipas tij, pajisja me kamera është pjesë e reformës që po zbatohet në sistemin e inspektimeve dhe do të shoqërohet me digjitalizimin e plotë të procesit. Sula tha se kombinimi i kamerave të trupit me sistemin e ri digjital do të ndihmojë në minimizimin e favorizimeve, shkeljeve dhe rasteve të korrupsionit nga ana e inspektorëve, duke e bërë çdo kontroll të verifikueshëm. Ai u bëri thirrje edhe...