Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron

Ka nisur ndërhyrja për luftimin e rrënjëngrënësit të misrit i njohur si ‘Diabrotica virgifera’, një dëmtues që është konstatuar në disa parcela të mbjella me miser në Maliq. Për të kufizuar përhapjen e tij dhe për të mbrojtur prodhimin bujqësor, po kryhen spërkatje me dron në zonat e prekura. Kjo spërkatje ndikon në parandalimin e infeksionit për vitin e arshshëm bujqësor duke eleminuar dimërimin e vezëve të këtij dëmtuesi në këto parcela. Në terren po punojnë specialistë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në bashkëpunim me specialistët e Bashkisë Maliq. Përdorimi i dronëve mundëson një ndërhyrje më të shpejtë dhe efikase, duke mbuluar sipërfaqe të mëdha në kohë të shkurtër dhe duke minimizuar ndikimin në kulturat...