“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe raketa ndaj Kievit, gjatë të cilit u godit edhe kompleksi rezidencial ku jeton ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo. Përmes një deklarate nga zëdhënësi i Ministrisë, Alteo Hysi, bëhet e ditur se ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, është thirrur për të marrë protestën zyrtare të palës shqiptare lidhur me incidentin. Deklarata: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thirri ditën e sotme (24 maj) Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, për t’i përcjellë protestën e ashpër pas sulmeve masive përgjatë natës me dronë dhe raketa, gjatë së cilave u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë. Gjatë...