IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

Sot u nda nga jeta Myzafer Lesha, një nga inxhinierët elektrikë që për dekada të tëra i shërbeu me përkushtim sektorit elektroenergjetik shqiptar. Me largimin e tij, familja humbi njeriun e dashur, ndërsa komuniteti i inxhinierëve dhe energjetikës humbi një profesionist të rrallë, për të cilin puna nuk ishte thjesht detyrë, por mision.Gjatë karrierës së tij, Myzafer Lesha mbajti detyra me përgjegjësi të lartë, duke drejtuar hidrocentrale dhe duke dhënë një kontribut të çmuar në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Në një sektor jetik për zhvillimin e vendit, ai u dallua për profesionalizmin, seriozitetin dhe aftësinë për të përballuar sfidat teknike me kompetencë e vizion.Edhe pas daljes në pension pasioni për energjetikën mbeti po aq i gjallë tek ai.Ai vazhdoi të analizonte, studionte dhe dokumentonte zhvillimet e...