Ilir Beqaj: Miratimi i IBAR tregoi se nuk kam penguar rrugën europiane të Shqipërisë

Ilir Beqaj: Miratimi i IBAR tregoi se nuk kam penguar rrugën europiane të Shqipërisë

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka përgëzuar Shqipërinë për miratimin e IBAR-it dhe përparimin në procesin e integrimit europian. Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale nga avokati i tij Ermal Yzeiraj, Beqaj shprehet se miratimi i IBAR-it tregon se, ndryshe nga pretendimet e ngritura ndaj tij, veprimet që i atribuohen nuk e kanë dëmtuar rrugën europiane të Shqipërisë. Beqaj thotë gjithashtu se prej 23 muajsh ndodhet në paraburgim dhe se çështja e tij, sipas tij, është përdorur si statistikë për të dëshmuar luftën kundër korrupsionit, ndërsa kërkon që procesi të vlerësohet me paanshmëri dhe në respekt të shtetit të së drejtës. Në përfundim Beqaj u shpreh se vazhdonte të priste me besim që çështja e tij personale të vlerësohej me ekuilibër, paanshmëri dhe në respekt të plotë të...