Ikballe Huduti në protestat në Tiranë, Edi Rama nxjerr foton e saj me ish-presidentin iranian: Në emër të Allahut…

Ikballe Huduti në protestat në Tiranë, Edi Rama nxjerr foton e saj me ish-presidentin iranian: Në emër të Allahut…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar dje në rrjetet sociale lidhur me protestat dhe protestuesit, të cilët prej 26 ditësh po kërkojnë dorëheqjen e tij. Kësaj here, kreu i qeverisë ka publikuar një tjetër protestuese, bëhet fjalë për Ikballe Huduti, predikuese e njohur e fesë islame dhe figurë që shpesh ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e saj në studiot televizive shqiptare. Përmes këtij reagimi kryeministri ka sqaruar se kritikat e tij nuk drejtohen ndaj qytetarëve që protestojnë, por ndaj atyre që, sipas tij përpiqen të përfitojnë politikisht apo ideologjikisht nga protesta. “Jo, asnjëherë me protestuesit, po me përfituesit patjetër”, shprehet kryeministri, teksa i cilëson këta persona si individë që sipas asaj që ai thotë janë të nxitur nga interesa të ngushta dhe që kanë deformuar qëllimin...