IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 8 qarqe gjatë fundjavës

IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 8 qarqe gjatë fundjavës

Situata me zjarret në vend vijon të jetë problematike, ndërsa 8 qarqe në gjithë vendin do të përballen këtë fundjavë me rrezik të lartë nga zjarret. Përmes publikimit të Buletinit të Rreziqeve, Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se situata më alarmante nga flakët paraqitet në qarkun e Fierit, ku prej disa ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në disa fshatra të Mallakastrës. Në fshatrat Riban, Ngraçan dhe Panahor zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe një shtrirje prej rreth 180 hektarësh, ku situata më kritike paraqitet në Panahor. Në qarkun Elbasan prej disa ditësh vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatin Shqiponjë, në malin e Dardhës dhe në Mjekës. Në Bashkinë e Beratit është rindezur zjarri në fshatin Kostren 2, ku zjarrfikësit vijonë punën për...