I vrau të atin dhe i plagosi nënën/ Autori i ngjarjes në Fier liron ish të fejuarën që mbante peng, RENEA negociata për dorëzimin e tij
Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën,Rozalinda Plaka, të cilën e mbante me forcë pas vrasjes së ish-vjehrrit dhe plagosjes së ish-vjehrrës. Pas negociatave me forcat speciale RENEA, 35-vjeçari ka pranuar të lirojë gruan, ndërsa efektivët vijojnë përpjekjet për dorëzimin e tij. Buzi dyshohet se mëngjesin e sotëm vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas u largua me automjet duke marrë me vete ish-të fejuarën. Policia ka rrethuar zonën ku dyshohet se ndodhet autori, ndërsa negociatorët po përpiqen ta bindin që të dorëzohet pa shkaktuar incidente të tjera.
Burimi:
gijotina.com