I rrëmbeu armën policit dhe e qëlloi në kofshë, Gjykata e Beratit lë në burg 45-vjeçarin Zamir Skënderi

I rrëmbeu armën policit dhe e qëlloi në kofshë, Gjykata e Beratit lë në burg 45-vjeçarin Zamir Skënderi

Gjykata e Beratit la sot në burg 45-vjeçarin Zamir Skënderi që plagosi policin Arsen Toska. Nën masa të rrepta sigurie u shoqërua drejt sallës së gjyqit që u mbajt me dyer të mbyllura, 45-vjeçari që pak ditë më parë qëlloi me armë ndaj policit që po e shoqëronte në komisarit dhe tentoi të arratisej. Akuzës së parë të tip për prodhim dhe shitje narkotikësh, iu shtua sot në gjyq edhe ajo për veprën penale “Vrasja me dashje e Punonjësve të Policisë së shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj”. Pala mbrojtëse e justifikoi veprimin e tij me gjendjen e rënduar psikologjike dhe nën efektin e drogës, ndërsa 45 vjeçari në dëshminë e tij shprehu pendesë duke deklaruar se “nuk mban mend se çfarë ka...