I pandehur për tunelin e Llogarasë, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur në SPAK. Ish-zv. kryeministrja Belinda Balluku dhe të pandehurit e tjerë për dosjen e tunelit të Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, janë thirrur nga Prokuroria e Posaçme që të paraqiten. Gjyli shoqërohej nga avokati i tij Andi Skënderaj dhe një efektiv policie pasi ndodhet në arrest shtëpie. Të pandehurve u është kërkuar të paraqiten me avokat, por ende nuk dihet nëse do u komunikohet shtyrja e hetimeve me 3 muaj për veprën e shkeljes së barazisë në tendera, apo për ndonjë veprim tjetër procedurial. Në maj, SPAK kërkoi zgjatjen e hetimeve me 3 muaj, kërkesë që GJKKO e pranoi.
Burimi:
sot.com.al