I njohur për lidhjet me lobin grek në SHBA, ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, thirrje për protestë në Kakome
Petro Gjikuria, ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, ka bërë thirrje për një protestë në Kakome këtë të diel, me argumentin e “lirimit të plazhit” dhe kundërshtimit të privatizimit të hapësirave bregdetare. Në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, Gjikuria fton qytetarët të mblidhen në Kakome në orën 12:00, ndërsa në posterin e publikuar prej tij shkruhet: “Plazhet janë të popullit”, “Kakome është e jona” dhe “Jo privatizimit të plazheve”. Por thirrja e tij vjen edhe me një sfond politik jo të parëndësishëm. Petro Gjikuria është shtetas shqiptaro-amerikan, ka jetuar për vite në Uashington dhe është pjesë e Federatës Panepirote të Amerikës, e njohur si një prej strukturave të lobit grek në SHBA. Kjo federatë drejtohet nga Nikolas Geixh, një emër i njohur për...
Burimi:
ntv.al