“I ngarkuar nga Edi Rama, Taulant Balla…”/ Këlliçi zbulon prapaskenat: Kemi të bëjmë me skenar dhe regji
Deputeti i PD Belind Këlliçi përmes një reagimi në rrjetet sociale ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se është ngarkuar nga kryeministri Edi Rama me “operacionin e dëmtimit të protestës”. Sipas tij, Balla ka nisur një fushatë telefonatash në diasporë duke kërkuar pjesmarrje në një anti miting që ka ndërmend të realizojë Edi Rama, por shtoi se pas çdo komunikimi, ai merr refuzim. Këlliçi shtoi se ata nuk e kuptojnë akoma se nuk kemi të bëjmë me një event, me skenar dhe regji ku dikush mund të marrë nën kontroll situatën, por është një revoltë masive popullore, sidomos e rinisë. Reagimi i plotë: Taulanti në kërkim të anti mitingut! I ngarkuar nga Edi Rama me operacionin e dëmtimit të protestës, Taulant...
Burimi:
sot.com.al