I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës “refuzon” mjeken Mereme Sela, Sali Berisha…
Mereme Sela është zyrtarisht e skualifikuar nga gara për kreun e Partisë Demokratike, pasi veç komisionit të ngritur në PD, edhe Gjykata e Tiranës i ka mbyllur derën për ankimimin e saj, duke zbuluar në fakt parregullësi të madha edhe në padi. Sipas vendimit të marrë më datë 8 Maj, ga gjyqtarja Suela Xhani, pala paditëse Mereme Sela nuk ka përcaktuar qartë në kërkesë emrin, atësinë, mbiemrin dhe të dhëna të tjera që shërbejnë për identifikimin e palës paditëse. Gjithashtu, padisë nuk i është bashkëlidhur një mjet identifikimii vlefshëm, në formën e kërkuar nga ligji. Por nuk është vetëm kaq. Gjykata thotë se, rezulton që pala e paditur është person juridik dhe, rrjedhimisht duhet përcaktuar qartë emërtimi i tij, ashtu siç figuron në regjistrat publikë,...
Burimi:
sot.com.al