“I gjithë territori i rrezikuar”, paralajmëron meteorologia: Të premten priten stuhi të forta

“I gjithë territori i rrezikuar”, paralajmëron meteorologia: Të premten priten stuhi të forta

Vendi ynë pritet të përballet me stuhi afatshkurtra, por me intensitet të lartë gjatë ditës së premte. Meteorologia Tanja Porja tha se fenomenet atmosferike mund të prekin pothuajse të gjithë territorin e vendit. Sipas saj, stuhitë do të krijohen nga celula atmosferike, të cilat zhvillohen mbi zona të caktuara dhe prodhojnë aty aktivitetin më intensiv. “Ditën e premte kemi stuhi afatshkurtra thuajse në gjithë territorin shqiptar. Askush s’mund ta përcaktojë saktësisht, sepse janë celula që shkëputen, vendosen mbi një lokalitet dhe aty prodhojnë maksimumin e aktivitetit të tyre”, u shpreh Porja për “A2 CNN”. Meteorologia theksoi se i gjithë territori i Shqipërisë mbetet i ekspozuar, por rreziku më i lartë parashikohet në zonat qendrore dhe juglindore të vendit. “Me një njollë rozë rezultojnë zonat qendrore dhe...