I dehur në timon, Policia e Elbasanit shoqëron drejtuesin e mjetit që transportonte nxënës shkolle
Policia e Elbasanit ndaloi dhe shoqëroi shtetasin Sazan Jashar Gjolena, 53 vjeç, banues në Gjolene, i cili drejtonte një mjet tip ‘Benz Sprinter’ duke transportuar 13 nxënës nën ndikimin e alkoolit. Ngjarja u bë e ditur pas një telefonate qytetari në sallën operative të Cërrikut. Patrulla e Postës Belsh ndërhyri menjëherë dhe ndaloi mjetin në lëvizje Belsh-Gjolene. Pas kryerjes së testit të alkoolit me dy prova, rezultati ishte, prova e parë: 0.68 mg/l dhe prova e dytë: 0.67 mg/l Shoferi u shoqërua në Drejtori Vendore të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Policia siguroi që nxënësit të transportoheshin në mënyrë të sigurt me një mjet tjetër të transportit publik. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv