“I ati ishte ushtarak”/ Plagosi rëndë shokun në Kamëz, gazetari: Arma ishte e 19-vjeçarit, e mbante prej disa vitesh
Gazetari Ervin Leka tregoi se si ndodhi ngjarja e rëndë në Kamëz, ku një 19-vjeçar plagosi me armë zjarri shokun e tij 17-vjeçar. “19 vjeçari ka marrë armën rreth orës 1:40 për t’ia treguar shokëve. “Shikoni, kam një armë”, edhe kjo euforia, të paktën sipas hetuesve, edhe për shkak të përdorimit të alkoolit, pa dashur është shkrehur. Në deklaratat që ka bërë, ka thënë se nuk isha në dijeni që arma ka qenë e mbushur dhe me fishek”, u shpreh Leka. “Arma, deri në këtë fazë hetimi, është e 19-vjeçarit. E kishte siguruar pa leje dhe ka deklaruar se e kishte prej disa ditësh. Sigurisht, do të jenë hetimet e mëtejshme që do të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me përfshirjen e ndonjë familjari, për...
Burimi:
sot.com.al