I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari, pritet ekstradimi
Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për tentativë vrasje është kapur në Shëngjin, me qëllim ekstradimin. Shtetasi Orgito Paloka, 22 vjeç, lindur në Lezhë, akuzohet për veprën penale “vrasja e mbetur në tentativë”. Në njoftimin e policisë thuhet “Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas në kërkim ndërkombëtar fshihej në Lezhë.Bazuar në informacionin e shkëmbyer në kohë reale me partnerët spanjollë, nëpërmjet rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u kap në Shëngjin dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi: -O. P., 22 vjeç, lindur në Lezhë. Ky shtetas ishte...
Burimi:
top-channel.tv