Humbi jetën në aksidentin tragjik, homazhe në Vlorë për gazetarin Enrik Mehmeti
Familjarë, të afërm, dashamirës të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili u nda tragjikisht nga jeta pas një aksidenti me motor, kanë mbajtur sot homazhe në nder të tij. Buzë deti, të afërmit e gazetarit kanë hedhur lule dhe kanë nderuar kujtimin e tij shumë të dashur për vlonjatët dhe jo vetëm. Ndërkohë, buzë deti është vendosur dhe një shkrim me emrin e tij. Kujtojmë se Mehmeti humbi jetën mbrëmjen e së shtunës, në një aksident me motor në zonën e Zvërnecit. Ikja e parakohshme e kolegut Enrik Mehmeti është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe komunitetin e gazetarëve. Enrik Mehmeti la pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët.
Burimi:
gijotina.com