“Humba gjithçka”/ Tragjedia në familjen shqiptare në Greqi, flet kryefamiljari: Nuk e di çfarë ndodhi
“Humba edhe gruan edhe fëmijën. Ata po shkonin në punë, nuk e di çfarë ndodhi, humba gjithçka!” Me këto fjalë, bashkëshorti i 43-vjeçares dhe babai i 21-vjeçarit përshkroi për median greke ERT, humbjen e paimagjinueshme që po përjeton pas aksidentit rrugor që ndodhi të premten në mëngjes në rrugën provinciale Amfipolis – Drama, pranë Paleokomit, Serres. Brenda pak sekondash, burri humbi gruan dhe djalin e tij, të cilët kishin dalë nga shtëpia e tyre herët në mëngjes për të shkuar në punë. 43-vjeçarja dhe 21-vjeçari udhëtonin në të njëjtën makinë, me të riun në vendin e shoferit dhe nënën e tij në vendin e pasagjerit. Rreth orës 07:30, makina u përplas ballë për ballë me një kamion, duke rezultuar në humbjen e menjëhershme të jetës...
Burimi:
sot.com.al