Hita takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, porosi uniformave blu në prag të sezonit turistik: Kujdes me zjarret

Hita takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, porosi uniformave blu në prag të sezonit turistik: Kujdes me zjarret

Sezoni turistik, siguria në shkolla, siguria rrugore, parandalimi i zjarrvënieve, performanca, reagimi, shërbimi sa më cilësor për qytetarët, si dhe parandalimi dhe goditja e çdo paligjshmërie, ishin në fokus të takimeve që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, zhvilloi me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Kukës, Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe me strukturat kufitare Dibër. Gjatë takimeve, Hita fillimisht kërkoi disiplinë në punë, performancë të shërbimeve policore në terren, komunikim dhe ndjekje në dinamikë të konflikteve dhe të çdo shqetësimi të adresuar nga qytetarët. Më tej, Drejtori u ndal në goditjen e armëmbajtjes pa leje, kapjen e shtetasve në kërkim, goditjen e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, parandalimin e kultivimit të bimëve...