“Hipokrizi, demagogji, përçmim dhe mashtrim janë zgjidhjet që jep Rama”/ Mediu: Tallet me qytetarët dhe Shqipërinë…
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për protestat qytetare, duke i cilësuar ato si “hipokrizi, demagogji, përçmim dhe mashtrim”.Sipas Mediut, Rama po tallet me qytetarët duke pretenduar se protestat janë pasojë e suksesit të qeverisë së tij dhe se shqiptarët kërkojnë “më shumë sukses”. “Protesta e shqiptarëve është një nga momentet më të bukura të historisë së demokracisë shqiptare, e cila duhet t’i bëjë të reflektojnë çdo qeveritar, parlamentar dhe qytetar”, shkruan Mediu.Ai akuzon kryeministrin se nuk po reflekton ndaj pakënaqësisë qytetare dhe se, sipas tij, problemet e vendit janë pasojë e një politike të qëllimshme. “Përveç demagogjisë, nuk pres asnjë reagim tjetër nga Rama, sepse asgjë nuk ka ndodhur nga moskuptimi apo padija, por me qëllim:...
Burimi:
sot.com.al