“Hapin thesin dhe japin 4 milionë euro”/ Protestuesi me tone të forta revolte në shesh: Emergjencat s’kanë mjete
Revolta qytetare përpara Kryeministrisë ka vijuar me deklarata të forta nga qytetarët në podium. Një tjetër protestues ka marrë fjalën duke hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama për keqmenaxhimin e fondeve të emergjencave civile, si dhe ndaj Zëvendëskryeministres Belinda Balluku për çështjen e arsimimit të saj. Gjithashtu, ai nuk ka kursyer as kritikat e ashpra ndaj deputetëve të opozitës, duke i akuzuar se po braktisin qytetarët në shesh. Protestuesi vuri në dukje kontrastin e madh mes mungesës së kapaciteteve shtetërore për përballjen me katastrofat natyrore dhe lehtësisë me të cilën alokohen miliona euro për evente. “Edi Rama, po të shikosh mjetet që ka emergjenca civile, nuk ka asgjë për tërmetin. Sot hapin thesin dhe japin 4 milionë euro. Ka plot në Shqipëri me...
Burimi:
sot.com.al