Grushti ndaj Aleksit në ndeshjen me Egnatian, i kushton shtrenjtë Gurishtës por edhe Vllaznisë…
Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt” teksa ka dënuar rëndë futbollistin e Vllaznisë Erdenis Gurishta për sulmin ndaj Albano Aleksit në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Egnatias.Bëhet me dije se kapiteni i kuqebluve është pezulluar me 6 ndeshje pezullim.Disiplina nuk është mjaftuar vetëm me kaq në mbledhjen e saj të sotme. Ajo ka gjobitur Vllazninë me 1 milionë lekë të vjetra për sjellje të gabuar të tifozëve të saj duke hedhur sende në fushën e lojës dhe për përdorimin e koreve fyese ndaj futbollistëve të Egnatias.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com