Greqia pas protestave të dhunshme në Zvërnec? Athina zyrtare quan minoritet banorët e zonës, Beleri letër KE-së

Greqia pas protestave të dhunshme në Zvërnec? Athina zyrtare quan minoritet banorët e zonës, Beleri letër KE-së

Pas protestave të dhunshme në Zvërnec, Ministria e Jashtme e Greqisë ka nxituar të përfshihet në debatin publik duke shfrytëzuar këtë rast për të ngritur pretendime mbi shtrirjen e minoritetit grek në Shqipëri.  Athina zyrtare deklaron se është e shqetësuar për këtë episod, ku gjatë përplasjes mbeti i plagosur një shtetas grek. Sipas autoriteteve greke, Ambasada e Greqisë në Tiranë ndërhyri menjëherë për t’i ofruar atij ndihmën e nevojshme konsullore dhe mjekësore. Greqia shfrytëzoi protestën e dhunshme të së shtunës, duke pretenduar për herë të parë edhe ekzistencën e minoritetit grek në Zvërnec. Pala greke i ka kërkuar autoriteteve shqiptare zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve për incidentet. Ministria e Jashtme greke thekson rëndësinë e respektimit të shtetit të së drejtës, mbrojtjes...