Greqi/ I kërkuar në Shqipëri për vrasje me dashje, arrestohet pas 27 vitesh 58-vjeçari fierak
58-vjeçari shqiptar i armatosur A.K., i cili u arrestua në Greqi në kuadër të operacionit “Të Kërkuarit”, ka rënë në prangat e Policisë Helenike prej orëve të fundit. Arrestimi u krye pas bashkëpunimit midis policisë shqiptare dhe asaj greke. I arrestuari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit, më 27 qershor 2013, e dënoi me 14 vjet burg për veprat penale të “vrasjes me dashje” dhe “mbajtjes dhe prodhimit pa leje të armëve dhe municionit”. Në vitin 1999, 58-vjeçari, gjatë një përleshjeje me tre civilë, qëlloi disa herë drejt tyre. Një person humbi jetën dhe dy anëtarë të tjerë të familjes së të ndjerit u plagosën. Sipas burimeve policore, i kërkuari ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte gjetur strehim në...
Burimi:
sot.com.al