Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Një grabitje është regjistruar këtë të premte në një pikë të shërbimeve të telefonisë celulare “Vodafone” në Durrës, ku një i ri dyshohet se ka marrë me forcë një shumë parash. Sipas informacioneve paraprake, autori ka hyrë në ambientet e biznesit dhe ka kërcënuar punonjësen që ndodhej në sportel. Më pas ai ka marrë paratë nga sirtari i arkës dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar nuk ka qenë i armatosur, ndërsa ngjarja po hetohet për të zbardhur të gjitha rrethanat. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në kuadër të hetimeve, efektivët kanë sekuestruar pamjet e kamerave të...