Goditet banda e trafikut të drogës në Mykonos, drejtohej nga një shqiptar! Grupi fshihej pas një kompanie transporti…
Policia greke ka goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike në ishullin e Mykonos, ndërsa në krye të organizatës ishte një 37-vjeçar shqiptar, i cili përdorte një kompani transporti turistësh me furgonë për t’u kamufluar. Sipas njoftimit të Policisë Greke, automjetet e kompanisë shërbenin jo vetëm për lëvizjen e anëtarëve të grupit, por edhe për shpërndarjen e drogës, kryesisht në qytetin e Mykonosit dhe në zonat me fluks të lartë turistësh. Sipas mediave helene gjatë operacionit u arrestuan pesë anëtarë të organizatës, ndërsa hetimet tregojnë se aktiviteti kriminal kishte nisur në mesin e muajit prill. Fitimet e paligjshme nga shitja e drogës llogariten në rreth 700 mijë euro. Kontrollet u zhvilluan në banesa dhe ambiente të përdorura nga grupi kriminal në...
Burimi:
sot.com.al