Gjyqi kundër Dados, Veliaj: Padia jonë nuk u rrëzua, ajo nuk u lejua të shqyrtohej
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative për çështjen e ngritur për emërimin e prokurorit Ols Dado. Sipas Veliajt, nuk ishte rrëzim i padisë, por moslejim i shqyrtimit të saj. Ai thotë se gjykata refuzoi të shqyrtonte nëse Ols Dado është emëruar në përputhje me ligjin. Deklarata: Të nderuar përfaqësues të medias, Sot u provua ajo që ne kishim paralajmëruar më parë: gjykata refuzoi t’i nënshtrojë shqyrtimit gjyqësor pyetjen që tashmë është në qendër të debatit publik, nëse Olsi Dado është emëruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për të ushtruar funksionin e prokurorit të Republikës. Padia jonë nuk u rrëzua. Ajo nuk u lejua të shqyrtohej. Gjykata nuk hyri në themelin e pretendimeve tona. Ajo na mohoi aksesin efektiv...
Burimi:
sot.com.al